
Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim pasditen e së dielës Albin Kurtin, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje. Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen”, shkroi Meta në “Facebook”, ndërsa ndau edhe një foto nga takimi.
Kurti ndodhet në Tiranë ku mori pjesë në Samitin e Paqes, ndërsa zhvilloi edhe një takim formal me Kryeministrin Edi Rama. (A2 Televizion)