Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama për çështjen e mos hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.
Sipas numrit dy të demokratëve, Rama dështoi për të katërtën herë me negociatat për shkak të dështimeve të tij në ekonomi, shëndetësi, punësim etj…
“Europa e përqesh dhe refuzon lolon për dështimet e tij, por koston e paguajnë shqiptarët. Dështoi për herë të katërt të hapte negociatat, siç ka dështuar me ekonominë, me punësimin, me shëndetësinë, me legalizimet”, shkruan Paloka.
Nënkryetari i PD, Paloka ironizon Ramën me një meme duke shtuar se Evropa kërkon një qeveri dhe një kryeministër serioz që nuk e fsheh krimin dhe korrupsionin.

“Shqipëria ka mbetur peng i lolos. Europa kërkon një qeveri dhe kryeministër serioz e jo një lolo që fsheh dështimin, krimin, drogën dhe korrupsionin me atlete e citjane”, përfundon ish deputeti demokrat. (A2 Televizion)