Reforma Zgjedhore, PD do të ketë alternativën e saj në dhjetor

Nga A2 CNN
28 Tetor 2019, 09:10 | Politikë
Reforma Zgjedhore, PD do të ketë alternativën e saj në

Mazhoranca dhe opozita në Parlament vijojnë punën për amendamentet e kodit zgjedhor. Nga ana tjetër, sot në Partinë Demokratike mblidhet përsëri grupi i punës, lidhur me oponencën e draftit që po diskutohet në Parlament në raport me rekomandimet e OSBE / ODIHR.

Ky grup do të punojë në tre drejtime. Veç oponencës së draftit të mazhorancës që do drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, Ivi Kaso do të punojë për alternativën e opozitës së bashkuar për ndryshimet ligjore në kuadër të rekomandimeve të ODIHR. Një grup i tretë, i drejtuar nga Oerd Bylykbashi, do të jetë i fokusuar te çështjet e vullnetit politike, që kërkojnë adresim ligjor ose politik, që janë ngritur ose jo si shqetësime.

Ashtu si socialistët, edhe fokusi i demokratëve është që draftin e tyre për Reformën Zgjedhore ta kenë gati në dhjetor. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/25/reforma-zgjedhore-pd-e-ps-dakord-ne-distance-per-nderkombetaret/
https://a2news.com/2019/10/25/reforma-zgjedhore-basha-takon-gremingerin-osbe-jo-thjesht-korriere/

A2 CNN Livestream

Latest Videos