Financimet ruse në PD, Berisha: S’e kam besuar kurrë që Basha ka marrë para ruse, Rama e dinte

Nga A2 CNN
26 Tetor 2022, 20:51 | Politikë
Financimet ruse në PD, Berisha: S’e kam besuar kurrë që

I ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, kreu i PD Sali Berisha, foli ndër të tjera edhe për çështjen e financimeve ruse në PD gjatë kohës kur partia drejtohej nga Lulzim Basha.

Berisha u shpreh se ai nuk e dinte që Basha kishte marrë para nga rusët. Sipas Berishës, Rama kishte informacion dhe mbylli dosjen.

“Rama e ka ditur se kemi të bëjmë me financim rus. Unë nuk e kam besuar kurrë se ai mund të kishte marrë para ruse dhe kam hedhur poshtë artikullin. Por kur unë jam informuar nga diaspora shqiptare në Amerikë, por kemi firmosur letër të bardhë, me idenë se ndihmojmë PD-në, atëherë unë kam denoncuar publikisht, më 14 prill. Unë kam thënë se Rama po mbyll dosjen e financimit rus të Lulzim Bashës. Prokuroria nuk ka bërë asnjë hetim serioz për të gjetur burimin e parave të Bashës.

Drejtësia shqiptare kishte çdo mundësi për ta hetuar. Drejtësia shqiptare ka mundësi edhe sot për ta hetuar”, tha Berisha.

Më tej, Berisha u shpreh se nuk mund të bëjë një denoncim për këtë çështje. “Unë nuk kam ndonjë provë të re më shumë sesa ka prokuroria. Nëse do të kisha do t’i kisha depozituar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos