
Turqia po lufton prej 12 ditësh me zjarret më të rënda në histori, që kanë përfshirë bregdetin jugor.
Flakët kanë shkatërruar mijëra hektarë pyje në provincat në Mesdhe dhe Egje. 8 persona kanë vdekur dhe mijëra vendas e turistë janë evakuar. Në provincën e Mugla, ku gjenden edhe zonat turistike të Marmaris dhe Bodrum, të paktën 36 mijë vetë thuhet të jenë evakuar.
Autoritetet thonë 217 vatra janë vënë nën kontroll që prej 28 korrikut, por zjarrëfikësit vijojnë betejën për shuarjen e 6 vatrave. Një stuhi politike ka përfshirë qeverinë e Rexhep Taip Erdogan i kritikuar për menaxhimin e krizës.
Presidenti hedh poshtë kritikat dhe akuzon kundërshtarët për politizim të situatës. Ai dënoi gjithashtu përdorimin e hashtagut #helpturkey, me pretendimin se vendi i tij nuk ka nevojë për ndihmë. (A2 Televizion)