Flamuri i SHBA-së në tubimin e Presidentit, reagon Yuri Kim

Nga A2 CNN
2 Mars 2020, 19:09 | Aktualitet
Flamuri i SHBA-së në tubimin e Presidentit, reagon Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas tubimit të organizuar nga Presidenti Meta, pasditen e sotme, për shfaqjen e flamurit amerikan.

“U surprizova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e mbrëmjes së sotme. Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se SHBA-të mbështesin të drejtën e protestës paqësore. Ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e mbrëmjes së sotme”, shkruan Kim në një postim në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos