Flitej se ishte në gjendje të rëndë, Policia: Protestuesi 20-vjeçar është mirë

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2020, 22:12 | Aktualitet
Flitej se ishte në gjendje të rëndë, Policia: Protestuesi

Policia e Shtetit ka sqaruar me anë të një komunikimi zyrtar që një nga protestuesit e arrestuar dy ditë më parë, që në rrjetet sociale, por edhe nga disa protestues të tjerë flitej se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kishte nevojë urgjente për ilaçe, paraqet në fakt në gjendje të mirë.

Sipas policisë, gjendja e mirë shëndetësore e 20-vjeçarit A.B. është konfirmuar nga personeli mjekësor i Drejtorisë së Policisë, por edhe nga dy përfaqësues të Avokatit të Popullit.  

Personi akuzohet për një seri veprash penale si “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos