
Pandemia e COVID-19 që na ka shoqëruar që nga muaji mars i këtij viti, duket se ka ulur ndjeshëm edhe dëshirën e njerëzve për të dekoruar ambientet e tyre për festat e fundvitit.
Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit në tregun e qytetit të Elbasanit, vërehen shitje shume të vogla të dekoreve festive.
Tregtarët shprehen të zhgënjyer me furnizimet që kanë bërë, pasi interesimi është mjaft i ulët.
Tregtarët shprehen se dhjetori, është muaji më i dobët i shitjeve dhe sipas tyre shkaqet për këtë janë sa ekonomike aq edhe psikologjike, por që kanë emërues të përbashkët pandeminë.
“Shihni njeri brenda? Asnjeri nuk blen. Zakonisht gumëzhinte markata, po ikën dhjetori dhe nuk kemi gjë në terezi”, thonë pronarët dhe shitësit e dyqaneve aty.
Dhe me shumë gjasa, situata nuk pritet të përmirësohet në javët që kanë mbetur deri në fund të këtij viti, të cilin qytetarët presin thjesht ta kalojnë dhe më pak ta festojnë. (A2 Televizion)