Spektakël në Rusi, 100 gara të fituara për Hamilton

Nga A2 CNN
27 Shtator 2021, 08:22 | Sporte të tjera
Spektakël në Rusi, 100 gara të fituara për Hamilton

Luis Hamilton rikthehet te fitorja në Formula 1. Ylli britanik zhvilloi një garë fantastike në Soki të Rusisë duke e mbyllur garën në vendin e parë, sukses i cili ishte i 100-ti në garat e shpejtësisë, si asnjë pilot në histori.

Gara e Rusisë ishte spektakolar sidomos në xhirot e fundit kur pista u pushtua nga reshjet e shiut, faktor që ndryshoi krejtësisht rrjedhën e garës. Lando Norris që kryesonte, zgjodhi të riskojë dhe ti shkoi garës deri në fund me të njëjtin tip gomash por strategjia e McLaren rezultoi e gabuar, pasi Norris e pati thuajse të pamundur ta mbante makinën në pistë.

Perfektë ndërkohë te Mercedes, me Hamilton që vendos gomat e shiut dhe arriti të kalojë i pari vijën e finishit. Në podium ungjit rivali për titull Max Vershtapen që e mbylli garën i dyti pasi u nis nga vendi i fundit, si dhe spanjolli i Ferrarit, Karlos Sainz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos