
Mediat italiane shkruajnë se klubi i Romës ka kontakuar me ish-trajnerin e Liepzig, Ralf Rangnick.
Tekniku që një vit më parë u përfol se do të drejtonte kuqezinjtë e Milanit është kontaktuar nga drejtuesit e ekipit kryeqytetas për të qenë drejtori i ri sportiv i ekipit verdhekuq.
Por gjermani duket se kërkon të drejtojë një skuadër dhe në këtë mënyrë mund të thuhet qartë se vendi i Fonseca është në dyshim, duke qenë se në ndeshjen e sotme do të ketë përballë kampionët e Italisë. (A2 Televizion)