Situata në Veri shkon në Bratislavë, Rama: Ushtria serbe në kufi të Kosovës ka fuqi të barabartë me zero

Nga A2 CNN
31 Maj 2023, 11:30 | Kosova
Situata në Veri shkon në Bratislavë, Rama: Ushtria serbe në

Situata e tensionuar në Veri të Kosovës është bërë temë bisede në Bratislavë të Sllovakisë, ku po mbahet aktualisht forumi me temë “Rrugët e Hapura: Ballkanasit sërish në biznes”.

Teksa iu përgjigjej pyetjeve të bëra në panelin e diskutimit, kreu i qeverisë, Edi Rama, deklaroi se ushtria serbe në kufi të Kosovës ka një fuqi të barabartë me zero.

Kryeministri shkoi më tej duke e krahasuar gatishmërinë ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën, me një skenar që mund të parashikonte ushtrinë e Meksikës në kufijtë e SHBA-së.

“Çfarë mund të bëjë? Asgjë? Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme.”

I pranishëm në panel ishte edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski, i cili teksa komentonte zhvillimet në Veri tha se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë mund të ishte një zgjidhje për situatën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos