All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Frikë apo përkushtim? Kreu i komunës së Leposaviçit prej 50 orësh në zyrë

Nga A2 CNN
31 Maj 2023, 11:26 | Kosova
Frikë apo përkushtim? Kreu i komunës së Leposaviçit
All - Paragraf - 1

Në ditën e tretë radhazi të protestave të serbëve në veri të Kosovës, mediat kosovare sjellin të reja dhe në lidhje me një detaj nga komuna e Leposaviçit.

Sipas mediave, kreu i ri i kësaj komune, Lulzim Hetemi, prej më shumë se 50 orësh vijon të qëndrojë brenda ambienteve të zyrës së tij.

All - Paragraf - 3

Ende është e paqartë nëse Hetemi është duke qëndruar në komunë me ndonjë urdhër nga lart, apo e ka të pamundur të largohet për shkak të protestave.

Mediat e Kosovës janë munduar të kontaktojnë me të, teksa nuk ia kanë arritur pasi e kanë gjetur telefonin e tij të fikur.

Ndërkohë, një qëndrim i ri nga ndërkombëtarët për uljen e tensioneve në 4 komunat në veri është që kryetarët e sapozgjedhur të kryejnë detyrën nga një objekt tjetër nga ai i komunës. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos