
Bie edhe Çmimi i Madh i Francës. Qeveria franceze ka shtyrë deri në mesin e majit vendimin e anulimit të eventeve masive, duke përfshirë këtu edhe garën e Formula 1.
Edhe pse të pikëlluar nga vendimi, organizatorët e garës deklaruan se “mbështesin tërësisht vendimin, por mezi presim të rikthehemi në këtë pistë”.
Pavarësisht anulimit, sezoni i Formula 1 po merr formë, me objektivin e deklaruar që të fillohet më 5 korrik në Austri. Deri në shtator, garat do të zhvilloheshin në Evropë, dhe më pas në Azi dhe në Amerikë, dhe me fundin e përcaktuar në Bahrain dhe Abu Dhabi në dhjetor.
Ende asnjë kalendar zyrtar nuk është afishuar, por motorët kanë filluar të ndizen. (A2 Televizion)