SHBA rihap sportet në zonat rurale

Nga A2 CNN
27 Prill 2020, 14:31 | Sporte të tjera
SHBA rihap sportet në zonat rurale

Pas më shumë se një muaj pa gara, në Dakotën e Jugut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u dëgjua sërish zhurmë motorësh.

Bëhet fjalë për garat rurale me makina, aktivitet i cili kishte parashikuar të lejonte deri në 700 spektatorë të pranishëm, por diçka e tillë tërhoqi vëmendje ndërkombëtare dhe u përfshi në kritika.

U desh ndërhyrja e Guvernatorit të Shtetit për të detyruar organizatorët të zhvillojnë garën me dyer të mbyllura, vendim i cili nuk pati kundërshtime.

Ky event është ndër të parët që mori dritën jeshile në Shtetet e Bashkuara që prej shpërthimit të pandemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos