Madhështia e kozmosit ka mbetur e pandryshuar në vitin që pa të gjithë njerëzimin mbyllur për shkak të pandemisë. Konkursi prestigjioz britanik i fotografisë astronomike “Astronomy Photographer of the Year”, i organizuar nga Royal Observatory Greenwich, së bashku me “BBC Sky at Night Magazine”, është këtu për të na e kujtuar duke sjellë imazhet e 75 vendeve të ndryshme. Në këtë edicion ishin 4500 fotografi të ndara në kategori të ndryshme; peizazhe qiellore, aurora, njerëz, hapësirë, dielli, hëna, planetet, kometat, asteroidet, yjet, mjegullnajat, galaktikat, fotografi i ri hapësinor i vitit, si dhe dy çmime speciale. Fituesit do të shpallen në një ceremoni online më 16 shtator 2021, dhe fotot fituese do të shfaqen nga 18 shtatori në Muzeun Kombëtar në Greenwich. Kemi sjellë një përzgjedhje e fotove më spektakolare të arritura në finale. (A2 Televizion)
Ndriçimi polar del nga një shpellë akulli në Islandë, në një mëngjes të ftohtë në janar 2020. Fototgrafia është rezultat i një ekspozimi të dyfishtë. © Markus van Hauten (Gjermani) Ndërsa fotografi po ecte drejt një rruge malore, ai vuri re një kodër të vendosur strategjikisht, në distancë dhe në një mënyrë të përsosur; malet dhe Rruga e Qumështit. Ai kapi gjurmët e dritës së dritave, pastaj zbriti nga makina dhe u ngjit në kodër, duke përfshirë edhe veten në shkrepjen e fundit. © Yang Sutie (Kinë) Galaxy Andromeda (M31) është fqinji ynë më i afërt qiellor, por në këtë pamje duket se është zhytur plotësisht në dritën e tij. Fotografi dëshironte të arrinte pikërisht këtë efekt afërsie. © Péter Feltóti (Hungari) Në shkretëtirën Tengger në Kinë, ekziston një seri misterioze skulpturash, kolona metali që tregojnë qiellin dhe pasqyrojnë dritën e Rrugës së Qumështit. Gjatë ditës ato janë të ngjashme me pikat e shiut, por është gjatë natës siç shihet në këtë foto e kornizojnë bukur galaktikën tonë. © Ëang Zheng (Kinë) Mjegullnaja e Delfinit ose Sharpless 308 (Sh2-308) është një flluskë kozmike 5200 vjet dritë larg nesh, në drejtim të konstelacionit të Cane Maggiore. Ky objekt qiellor që për një vëzhgues tokësor mbulon një rajon të qiellit pak më të madh se një hënë e plotë u krijua nga era e rrezatuar nga një yll shumë i nxehtë dhe i ndritshëm në qendër të tij. Fotografi e mori këtë imazh në një ekspozim një orë e gjysmë gjatë tri netëve, duke përdorur teleskopin (CHI-4) në Kili. Yovin Yahathugoda (Sri Lanka) Vetëm për disa ditë në vit është e mundur të fotografohet dielli që lind pas ndërtesave të Central Business District, zemrës financiare të Shangait. Fotoja përbëhet nga katër ekspozime të ndryshme nga i njëjti këndvështrim. Në sfond edhe ndotja e ajrit. © Jiajun Hua (Kinë) Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës në tranzit para një gjysmëhëne në mes të ditës. Andrew McCarthy (USA) Rruga e Qumështit dallohet mbi fushat me livando në Valensole, Francë. Pjesa në plan të parë u kap në orën blu, në momentin e ditës kur Dielli është poshtë horizontit dhe drita e tij duket më e shpërndarë. Stefan Liebermann (Gjermani) Bota njerëzore dhe qiellore takohen në Parisin e bllokuar nga Covid. Nga kulmet e qendrës së qytetit mund të shihni trajektoren e hënës së plotë dhe atë të yjeve. © Rémi Leblanc-Messager (Francë) Ky imazh panoramik i ndriçimit polar në Islandë bëhet edhe më mbresëlënës nga prania e një grykëderdhjeje të ngrirë në këmbët e fotografit, duke pasqyruar qiellin sipër. Larryn Rae (Zelanda e Re)