Fotoja që preku zemrat e të gjithëve i ndryshon jetën 10-vjeçarit refugjat

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2022, 16:48 | Aktualitet
Fotoja që preku zemrat e të gjithëve i ndryshon jetën

Një çast i vetëm mund të ndryshojë jetën, edhe aty ku më pak e pret. Shami Hussein pa jetën e tij të ndryshojë brenda një kazani plehrash, në Liban.

Ëndja dhe kurioziteti me të cilin refugjati 10-vjeçar sirian po lexonte një libër të hedhur aty, të shpërfillur nga të gjithë por jo nga ai, që aty ndodhej për të mbledhur ndonjë kanoçe duke ndihmuar katër motrat, nuk i shpëtuan një arkitekti të ri që fotografoi atë moment.

https://twitter.com/xposureXPF/status/1491332981038129160

Fotoja e shpërndarë në rrjetet sociale u shndërrua në virale në shumë pak kohë, duke emocionuar opinionin publik ndërkombëtar.

Shpesh herë emocioni humbet pak sekonda më vonë, në fluksin e pandalshëm të informacioneve, por fatmirësish jo në rastin e Shamit të vogël.

Xposure, festivali ndërkombëtar i fotografisë në Emiratet Arabe zyrtarizoi se di t’i paguaj atij një bursë të plotë për t’u shkolluar denjësisht, në bankat e një shkolle të mirë dhe jo më në koshat e plehrave.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos