
Franck Ribery është lojtari më i ri i Fiorentinës.
Legjenda franceze, pas largimit nga Bayern Munchen ka vendosur të nisë një aventurë të re, pikërisht në Serinë A.
Sulmuesi 36-vjeçar, i cili do të firmosë për dy vite me klubin vjollcë, ka mbërritur mëngjesin e kësaj të mërkure në Firence për të kryer vizitat mjekësore, atje ku është pritur nga një numër i madh tifozësh.
Ribery do të përfitojë tek Fiorentina 4 milionë euro në sezon plus bonuse. (A2 Televizion)