"Vërshojnë" firmat në Vlorë, por ende asnjë trajner për Flamurtarin

Nga A2 CNN
21 Gusht 2019, 11:36 | Futboll
"Vërshojnë" firmat në Vlorë, por ende asnjë

Shumë afrime të reja, por ende asnjë prej tyre nuk është një trajner.

Klubit të Flamurtarit i janë bashkuar edhe 3 futbollistë të tjerë, ndërsa skuadra nuk ka një drejtues për stolin pak ditë nga starti i kampionatit. Pas mbrojtësit argjentinas Sebastian Ibars, kuqezinjtë njoftojnë se kanë firmosur edhe me sulmuesin kosovar Bajram Nebihi, me një të kaluar kryesisht në kampionatet gjermane të futbollit.

Jo vetëm kaq, pasi në Vlorë ka mbërritur edhe portieri Elidon Selaci, i cili më herët ka qenë pjesë e klubi të Kamzës.

Flamurtari sfidon Skënderbeun në Korçë në javën e parë të kampionatit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos