
Kylian Mbappe rezultoi negativ në testin e kryer për koronavirus. Pas lajmeve se ylli i Paris Saint Germain mund të ishte i prekur nga Covid-19, futbollisti francez iu nënshtrua ekzaminimeve në Paris nga ku u mësua se nuk është i prekur nga epidemia.
Mbappe ndjeu shqetësime në fyt dhe pati temperaturë këtë të martë ndërsa nuk u paraqit në seancën stërvitore të skuadrës, duke ngjallur frikën e infektimit.
Nëse diçka e tillë do të rezultonte e vërtetë, atëherë takimi i sotëm mes Paris Saint Germain dhe Dortmund do të anulohej dhe i gjithë klubi parisien do të futej në karantinë. (A2 Televizion)