Champions League, Livepool kërkon kthesën e madhe, PSG pret në stadiumin bosh Dortmund

Nga A2 CNN
11 Mars 2020, 07:44 | Futboll
Champions League, Livepool kërkon kthesën e madhe, PSG pret në

Sfida spektakolare dhe njëkohësisht vendimtare edhe sot në Uefa Champions League. Liverpool është në disavantazh pas humbjes në duelin e parë me Atletico Madrid në Spanjë.

Kampionët e Evropës, të cilët kanë pasur një krizë kohët e fundit duhet të përmbysin rezultatin 1-0 të 90 minutave të para dhe për këtë do të kenë fatin, që me situatën kaotike që ka përfshirë Evropën nga koronavirusi, të luajnë me publikun e tyre të pranishëm në “Anfield”.

Paris Saint Germain-Dortmund është takimi tjetër, në cilin francezët kanë gjithashtu misionin e përmbysjes, pasi janë mundur në aktin e parë 2-1 nga verdhezinjtë. Krahas vështirësisë së përmballjes francezët nuk do kenë mbështetjen e tifozëve teksa në “Parc De Princes” do të luhet me dyer të mbyllura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos