Ka temperaturë dhe dhembje fyti, Mbappe bën testin e koronavirusit

Nga A2 CNN
10 Mars 2020, 21:12 | Futboll
Ka temperaturë dhe dhembje fyti, Mbappe bën testin e koronavirusit

Kylian Mbappe nuk ka qenë i pranishëm në stërvitjen e djeshme dhe të sotme të PSG, zyrtarisht për dhembje fyti. Por, klubi ka dashur që të sigurohet dhe sipas “L’Equipe”, Mbappe i është nënshtruar testit të koronavirusit.

Tashmë pritet rezultati zyrtar.

Nëse do të dalë pozitiv, ndeshja e nesërme PSG-Borussia Dortmund mund të anulohet, ndërkohë që e gjithë skuadra franceze do të futet në karantinë, së bashku me stafin drejtues.

Gjithësesi, sipas lajmeve të para, Mbappe rezulton negativ për Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos