
Leipzig nuk e diskutoi për asnjë moment kalimin në çerekfinalet e Champions League ndaj Tottenham.
Pas fitores 0-1 në Londër, ekipi gjerman mposhti 3-0 në ndeshjen e kthimit skudrën e drejtuar nga Jose Mourinho, duke i dhënë një leksion futbolli.
Ishte kapiteni i Leipzig, Marcel Sabitzer, ai që mbylli çdo diskutim me dy gola të shpejtë në minutat 10 dhe 21.
Goli i tretë për vendasit u shënua nga Forsberg, në minutën e 87. (A2 Televizion)