Atalanta është zyrtarisht ndër tetë ekipet më të forta të Evropës. Një arritje historike për italianët, që do të kishte me të drejtë faqet e para të çdo gazete në Itali, po mos të ishin shqetësuar pikërisht Bergamo nga makthi i koronavirusit.
Në Valencia, ekip i drejtuar nga Gasperini mundi për të dytën herë ekipin spanjoll me rezultatin 3-4, në një “Mestalla” pa publik pikërisht nga frika e virusit që po tmerron botën.

Protagonist i padiskutuar edhe një herë slloveni Josep Ilicic, autor i një pokeri fantastik, rezultat i dy penalltive të realizuara në pjesën e parë dhe dy gola vërtetë të bukur në të dytën.
Italianët dominuan, por treguan edhe disa defekte në mbrojtje, me Gameiro që barazon dy herë. (A2 Televizion)