Frika nga koronavirusi, kampionati francez mbyll dyert

Nga A2 CNN
9 Mars 2020, 17:39 | Futboll
Frika nga koronavirusi, kampionati francez mbyll dyert

Ndeshjet e kampionatit francez do të luhen me dyer të mbyllura ose me një sasi të kufizuar tifozësh (deri në 1000 të tillë) deri në datën 15 prill.

Ministrja e Sportit, Roxana Maracineanu, e dha lajmin pas një mbledhjeje ditën e hënë që u mbajt për diskutimin e planit të masave për të ndalur përhapjen e koronavirusit.

Të shtunën u shty ndeshja PSG-Strasbourg, ndërkohë që PSG do të luajë me dyer të mbyllura edhe ndeshjen ndaj Borussia Dortmund, e vlefshme për Champions League.

Franca ka 1116 raste të konfirmuara me koronavirus, ndërkohë që 19 persona kanë humbur jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos