Koronavirusi në Shqipëri, 2 ndeshjet e Superiores pa tifozë

Nga A2 CNN
9 Mars 2020, 13:19 | Futboll
Koronavirusi në Shqipëri, 2 ndeshjet e Superiores pa tifozë

Dy ndeshjet e ditës së hënë në Kategorinë Superiore, Skënderbeu-Kukësi dhe Vllaznia-Partizani do të zhvillohen pa tifozë.

Ky është vendimi i marrë pas takimit të drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit me përfaqësuesit e klubeve, që u bë pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë për anulimin e të gjitha grumbullimeve masive.

Në diskutim janë edhe dy miqësoret e kombëtares së futbollit, të programuara për t’u zhvilluar në 27 dhe 30 mars, kundër San Marinos dhe Sllovenisë respektivisht.

Të dy ndeshjet do të duhet të zhvilloheshin në Itali, por me shumë gjasa ajo kundër San Marinos nuk do të zhvillohet fare. Ndërkohë, FSHF ka kontaktuar me Federatën Sllovene të Futbollit për mundësinë e luajtjes së miqësores së 30 marsit në vendin tonë, por ende asgjë nuk është konfirmuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos