Ftesë për të vizituar Kosovën, Thaçi nderon Trump me urdhrin më të lartë shtetëror

Nga A2 CNN
18 Shtator 2020, 19:24 | Kosova
Ftesë për të vizituar Kosovën, Thaçi nderon Trump me

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë urdhrin më të lartë shtetëror “Urdhrin e Lirisë” për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Vlerësimi erdhi si shenjë mirënjohje për kontributin e Trump për lirinë e Kosovës, forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për kontributin tuaj personal në arritjen e marrëveshjes për normalizimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Thaçi në një letër dërguar presidentit amerikan.

Presidenti i Kosovës thotë se pa udhëheqjen e fuqishme të Trump dhe SHBA-ve, marrëveshja nuk do të ishte e mundur. Gjithashtu e fton kreun e Shtëpisë së Bardhë që ta vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos