Koronavirusi në Kosovë, 4 të vdekur në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
18 Shtator 2020, 15:06 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, 4 të vdekur në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë koronavirusi u ka marrë jetën 4 personave, po aq sa një ditë më parë.

Ndërkohë, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 57 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 14,939 nga 60,913 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 137 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos