Fushata e imunizimit në verë, plan për rritjen e vaksinimeve për një vjeshtë më të qetë

Nga A2 CNN
18 Qershor 2021, 14:17 | Aktualitet

Gjatë verës do të intensifikohet vaksinimi kundër Covid-19 për t’i paraprirë çdo situate të mundshme në vjeshtë dhe dimër.

Erida Nelaj, përgjegjësja e vaksinimit sqaron se po vijon procesi për plotësimin e qytetaravë me dozën e dytë. Aktualisht, kjo situatë është intensifikuar për ata që kanë marrë vaksinën ruse, Astrazeneca dhe Pfizer. Deri tani është vaksinuar 30% e popullsisë me dozën e parë dhe mbi 12% me të dyja dozat.

Izraeli është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të vaksinimeve në popullatë mbi 63%, e ndjekur nga Britania e Madhe dhe më pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shqipëria është larg këtyre shifrave. Megjithatë, në këtë periudhë duhet imuniteti natyral ndaj Covid-19 dhe rritja e vaksinimeve ka ulur ndjeshëm infektimet ditore dhe shtrimet në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos