Manastirliu: Presim mbi 100 mijë doza Sinovac dhe Pfizer, ulim fashën e vaksinimit në +50 vjeç

Nga A2 CNN
18 Qershor 2021, 12:58 | Aktualitet

“Brenda dy ditëve të ardhshme do të kemi sërish një lëvrim të kontratave të lidhura të vaksinave anti-covid. Do të jenë 100 000 vaksina Coronavac, të cilat pritet të mbërrijnë në ditët e ardhshme, ndërkohë 11 700 vaksina të Pfizer pritet të mbërrijnë ditën e hënë”. Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të qendrës shëndetësore verore Mali i Robit, në Golem.

Duke folur për procesin e vaksinimit, Manastirliu tha se me ardhjen e dozave të tjera, do të ulet fashat e vaksinimit masiv në 50 vjeç.

https://a2news.com/2021/06/17/dasho-shqiperia-ka-arritur-imunitetin-natyral-por-qeveria-duhet-te-marre-masa/

“Me mbërritjen e vaksinave do të mundemi të zgjerojmë fashën e vaksinimit për grupmoshat, sipas kalendarit tonë dhe planit të vaksinimit masiv, duke e ulur në 50 vjeç dhe duke iu dedikuar si fillim qytetarëve të cilët kanë një sëmundje kronike”, theksoi Manastirliu.

Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore Mali i Robit në Golem, një prej zonave me fluksin më të madh të pushuesve gjatë sezonit veror, Ministrja e Shëndetësisë tha se 29 qendrat shëndetësore verore kanë nisur të ofrojnë shërbim 24 orë në 7 ditë të javës.

“Prej datës 15 qershor kemi hapur 29 qendra shëndetësore verore, nga Thethi në Ksamil, ku ndër të gjitha shërbimet që ofrojnë këto qendra, kemi shtuar edhe shërbimin e testit të shpejtë, një shërbim i cili do të garantojë kapjen në kohë të rasteve me Covid-19 dhe menjëherë do të informohet Instituti i Shëndetit Publik dhe Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor për ndjekjen e rasteve, izolimin e tyre”, tha Manastirliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos