All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Fushata e imunizimit, vaksinohen 827 persona për 3 ditë në Kosovë

Nga A2 CNN
18 Prill 2021, 17:53 | Kosova
Fushata e imunizimit, vaksinohen 827 persona për 3 ditë në
All - Paragraf - 1

Procesi i imunizimit ndaj Covid-19 në Kosovë vijon normalisht. Në 3 ditët e fundit janë vaksinuar 827 persona në pallatin e sportit “1 tetori” në Prishtinë.

Ata i përkisnin moshës nga 75 deri në 79 vjeç dhe që kanë sëmundje kronike. Ndërkohë, Kosova ishte shteti i fundit I rajonit që mori doza të vaksinave anti-covid.

All - Paragraf - 3

Rreth 24 mijë të tilla arritën në vend më 28 mars dhe u dhuruan nga COVAX, mekanizmi I Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shpërndarjen e barabartë të vaksinave në botë.

Dyshimet lidhur me efektet e rënda anësore të produktit të Astra Zeneca janë prezente edhe në Kosovë, por vaksinimi i kryeministrit Albin Kurti me dozat e kësaj kompanie duke se ka hequr dilemat e qytetarëve. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos