Fushata për 14 majin, Açka dhe Agalliu: Do të mbështesim kandidatët që kanë logon e PD

Nga A2 CNN
31 Mars 2023, 14:10 | Politikë
Fushata për 14 majin, Açka dhe Agalliu: Do të mbështesim

Deputetët e Partisë Demokratike, Flutura Açka dhe Arbi Agalliu kanë deklaruar se në fushatë do të mbështesin vetëm kandidatët zyrtarë të Partisë Demokratike. Të pyetur nëse do të dalin për fushatë dhe për kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ata nuk janë përgjigjur duke nënkuptuar se nuk do t’i mbështesin.

Ftesës së Enkelejd Alibeajt për të zhvilluar një mbledhje grupi për të diskutuar për zgjedhjet e 14 majit, ju përgjigjën vetëm 11 deputetë;  Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Arbi Agalliu, Lefter Gështenja, Flutura Açka, Merita Bakiu, Eralda Tase, Selaudin Jakupllari , Zheni Gjergji, Andi Ulliri, Jorida Tabaku.

Pasi kryesia miratoi 16 kandidatura, 6 prej tyre u tërhoqën nga gara, ndërkohë Alibeaj nuk e di se sa kandidatë ka regjistruar në KZAZ dhe KQZ.

Pjesë nga deklarata për media e dy deputetëve Açka dhe Agalliu:

A do bëni fushatë për Roland Bejkon?

Flutura Açka: Po patjetër unë e kame thënë publikisht atë, PD-ja do të jetë në fushatë.

Si e komentoni faktin që PD-ja po përfaqësohet vetëm me 10 kandidatë?

Flutura Açka: Ju e dini shumë mirë pse, që të mos i përçajmë demokratët deri në fund, ne nuk do të hedhim kripë mbi plagë

A do ta mbështesni Luçiano Bocin në Elbasan?

Unë mbështes vetëm kandidatët e PD-së, njoh vetëm një logo.

A do ta mbështesni kandidatin e Berishës në Vlorë?

 Arbi Agalliu: Pyesni kandidatin e foltores nëse mbështesin demokratët. PD-ja ka ezauruar të gjitha përpjekjet për bashkëpunim. Në pjesën më të logjikshme të kësaj situate do duhet të japim një lloj shembulli për të mos e ndarë më tej elektoratin e djathtë. Çdo përpjekje do të përqendrohet kundër kësaj qeverie. Kandidati i Vlorës është i lirë të mbajë qëndrimet e tij dhe shpresoj të votojnë atë parti nga e cila kanë dalë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos