Futbolli i femrave, Vllaznia nuk arrin të kualifikohet në grupet e Champions League

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2020, 17:05 | Futboll
Futbolli i femrave, Vllaznia nuk arrin të kualifikohet në grupet e

Përfundoi në turin e dytë aventura e ekipit të femrave të Vllaznisë në Champions League.

Vajzat shkodrane u thyen 2-0 në "Loro Boriçi" nga bjelloruset e FC Minsk dhe eliminohen nga turneu.

Skuadra mike kaloi në avantazh me Sas në fundin e pjesës së parë dhe arriti ta menaxhonte shumë mirë lojën edhe pse autorja e golit u largua nga fusha me karton të kuq, në minutën e 54-t.

Vllaznia nuk arriti ta shfrytëzonte superioritetin, teksa e hedhur e gjitha në sulm për të gjetur barazimin, pësoi edhe golin e dytë në fundin e lojës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos