
Futbollistët e Kukësit kanë bojkotuar stërvitjen e ditës së sotme, në shenjë proteste për pagën e padhënë të muajit të kaluar.
Lojtarët dolën në fushën e stërvitjes, ku qëndruan të ulur duke mos pranuar të zhvillonin seancën.
Kukësi i ka bërë një nisje të dobët kampionatit, me dy humbje në dy ndeshjet e para.
Rrogat e padhëna si edhe protesta rrezikojnë të ndërlikojnë ecurinë e skuadrës së Skënder Gegës. (A2 Televizion)