
Winful Cobbinah, një prej yjeve afrikane të Tiranës kampione të Shqipërisë, u paraqit në Gjykatë, me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.
Akuzat lidhen me lejen e qëndrimit në vendin tonë, ndërsa çështja u vendos në qendër të vëmendjes, pas pasaportës shqiptare të përfituar në kohë rekord, përpara ndeshjes në Europa League me Young Boys.
Mesfushori nga Gana e kishte të pamundur të merrte vizën zvicerane dhe Presidenti i Republikës iu përgjigj kërkesës së klubit bardheblu, duke i dhënë shtetësinë futbollistit brenda 8 orëve.
Kjo ngjarje ka shkaktuar edhe debate të ashpra politike ndërmjet presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. (A2 Televizion)