Mjafton Ibrahimovic për Milanin, dygolshi i tij mposht Bolonjën

Nga A2 CNN
21 Shtator 2020, 23:01 | Futboll
Mjafton Ibrahimovic për Milanin, dygolshi i tij mposht Bolonjën

Milani e rifillon sezonin e Serie A ashtu siç kishte mbaruar të kaluarin, me fitore dhe me bindjen se ky sezon do të ketë një rival më shumë për të gjithë në luftën për vendet në Champions League.

Milanezët mposhtën Bolonjën e teknikut serb, Sinisa Mihajlovic, me rezultatin e pastër 2-0, ku protagonist edhe njëherë është vetëm një, Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez ka harruar 38 vitet e tij dhe po fillon të shënojë me ritme të admirueshme.

Një goditje e bukur me kokë pas krosimit të saktë të Theo Hernandez i kalon kuqezinjtë në avantazh në minutën 35, ndërkohë që penalltia që shënon në pjesën e dytë (’50), vulos rezultatin ndaj një ekipi shumë pasiv  si Bolonja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos