
Manchester City siguroi pikët e plota në ndeshjen e tij të parë në Premier për këtë sezon.
Skuadra e Pep Guardiolës u përball me Wolves, ndeshje e cila u kontrollua përgjatë 90 minutave dhe u fitua me rezultatin 3-1.
Dy gola nga Foden dhe De Bryne, në pjesën e parë, i dhanë komoditetin City për të luajtur më qetë në të dytën. Vendasit provuan të ngushtojnë shifrat me anë të Jimenez, por nuk mundën të marrin më shumë.
Gabriel Jezus shënoi në shtesë duke i dhënë fund siç duhet provës së parë në kampionat. (A2 Televizion)