
Alvaro Morata do të kthehet te Juventus. Klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me Atletico Madrid për sulmuesin spanjoll, i cili nesër do të kryejë vizitat mjekësore në Torino.
Bllokimi i Dzekos, i cili priste transferimin e Milik nga Napoli te Roma, ka bërë që drejtuesit e Juves të kthejnë sytë nga Morata, të cilit i është ofruar një kontratë 5-vjeçare.
Atletico Madrid, që do të afrojë Luis Suarezin, do ta huazojë Moratën për 9 milionë euro, me të drejtë blerjeje 45 milionë euro. (A2 Televizion)