
Ligjvënësit në Mbretërinë e Bashkuar akuzuan “Facebook” për shkelje të privatësisë dhe ligjeve të konkurrencës.
Kjo erdhi pas një raporti për dezinformimin në rrjetet sociale. Gjithashtu raporti thotë se themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg tregoi mospërfillje ndaj parlamentit duke mos u shfaqur përpara deputetëve.
Komiteti britanik për Kulturën, Median dhe Sportin thotë se e-mailet e brendshme të “Facebook” treguan se platforma ka shkelur privatësinë qëllimisht. Ndërkohë, rrjeti social më i përdorur në botë mohon këto akuza. (A2 Televizion)