Si do t’i prodhojmë vetë ilaçet në 3D...

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2019, 11:28 | Teknologji
Si do t’i prodhojmë vetë ilaçet në 3D...

Shkencëtarët e një universiteti britanik po punojnë për të krijuar teknologjinë, që ata thonë, se do t’i lejojë njerëzit në të ardhmen, që t’i printojnë vetë ilaçet e tyre.

Universiteti i Sussex po zhvillon një printer 3D portabël, që mund t’i lejojë çdo pacienti qetë printojë vetë ilaçet përmes asaj që do të quhet “Ilacet Portabël”, paskonsultës me mjekun.“Ne donim që të krijonim konceptin e një sistemi më të leverdishshëm, që shumë lehtë mund të ngjasojë edhe me një pajisje elektronike, pse jo një smarphone. Pacienti mund ta mbajë lehtësisht atë dhe mund të printojë ilaçet kudo dhe kurdo”, tha njëri prej shkencëtarëve, që po merret me projektin.

Ky printer, mund të prodhojë ilaçin e kërkuar në një proces që zgjat nga 30-60 sekonda. Madje, ilaçet e prodhuara në këtë mënyrë, mund të konsumohen pa ujë pasi treten më lehtë. Por përmes këtij printer portabël, secili pacient mund të krijojë edhe një bio-kapsulë, e cila mund të gëlltitet dhe të monitorojë trupin nga brenda tij.

Sipas shkencëtarëve, këto kapsula bio në të ardhmen, mund të shërbejnë edhe për ti përcjellë mjekut, çdo informacione për shëndetin e tij, pasi mund të përdoren për diagnozën e çdo sëmundje pasi nuk treten ne trup. Këto ilaçe, mundtë përdoren edhe për kurimin e sëmundjeve të rënda, siç është tumori. Pasi mjekët marrin informacionin nga bio-kapsula, ata mund të shkruajnë recetën dhe pacienti mund të printojë ilaçin e duhur. Studimi final pritet të publikohet deri në fund të këtij viti dhe sipas shkencëtarëve, ndoshta pas një dekade, pacientët mund t’i printojnë vetë ilaçet.

Në vitin 2017, senati amerikan aprovoi ilaçin e parë dixhital, me një sensor brenda saj, për të zbuluar në qoftë se pacientët janë të rregullt me medikamentet e tyre, duke shënuar një hap të rëndësishëm përpara në shëndetësi dhe teknologji. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos