
Gazetari i A2 CNN Jul Kasapi shprehet se debati politik dhe juridik për padinë që ish-kryeministri Berisha ka ngritur ndaj sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken, do të jetë në atë që kjo mund t’i bëhet një personi apo institucioni. Nw Absolut 4 ai thotë nuk e di sa mund ta lejojë ligji një gjë të tillë.
“Padia që Berisha ka ngritur në një vend neutral si Franca unë nuk e di sa mund ta lejojë ligji një person që ka imunitet, a mund t’i bëhet një personi apo institucioni. Këtu do të ndalet edhe debati politik dhe juridik i jurisprudencës mes mbrojtësit ligjor të zotit Berisha. Unë e kuptoj që Franca është një vend neutral po nuk e di nëse është e mundshme që t’i bëhet një personi që përfaqëson një shtet siç është Amerika dhe a mos duhet t’i bëhet Departamentit. Në koncept ashtu funksionon dhe nuk e di sa e lehtë do të jetë për të mos thënë e pamundur që të padisësh një tërësi institucionesh”. (A2 Televizion)