“Gërdeci” dhe “21 janari”, Hoxha: A është vulosur drejtësi? Publiku ka pikëpyetje

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 22:39 | Politikë
“Gërdeci” dhe “21 janari”, Hoxha: A është

Opinioni publik vazhdon të ketë pikëpyetje sa i takon drejtësisë për sy çështjet më të mëdha Gërdecit dhe 21 janarit, ku ka qenë të përfshirë aleatë dhe ministra dhe familjarë të ish-kryeministrit Berisha. Kështu u shpreh në studion e Absolut 4 gazetarja Anila Hoxha, e cila thekson se vendimmarrjet e drejtësisë së asaj kohë kanë qenë të ndikuara politikisht.

“Drejtësia në vend për Gërdecin dhe 21 janarin, të gjithë thonë ka folur, por ne themi; a ka dhënë drejtësi dhe a ka vulosur drejtësi? . Opinioni publik vazhdon të ketë pikëpyetje sa i takon të gjitha gjykatave të të gjitha shkallëve. Por nëse kthemi pas në kohë ne mbajmë mend të gjithë luftën e ashpër që u zhvillua ndaj prokurores Ina Rama. Akuza të forta që i takon refuzimit dhe policisë për të ekzekutuar disa urdhër-ndalime ndaj zyrtarëve të gardës dhe aty u kuptua sa e fortë ishte influenca

Nëse i mbledhim të gjitha copat do të dalim në panoramë të qartë që në atë kohë mazhoranca drejtohet nga Berisha, drejtësia ndikohej drejtpërdrejt nga vullneti politik i asaj kohe dhe vendimmarrjet kanë qenë të ndikuara politikisht”.

Për Hoxhën si dosja e Gërdecit dhe ajo e 21 janarit u mbyllën në mënyrë të përciptë, të influencura politikisht dhe duke lënë shumë dyshime. Sa i takon mbështetjes së Berishës ndaj aleatëve ajo shton se ai nuk u paraqit në disa çështje edhe kur iu kërkua.

“Çështja e Mediut, ish-ministër Mbrojtje u mbyll për çështje procedure dhe çështja u pushua nuk pati më pas asnjë rekurs e reagim nga prokuroria. Pati debate, diskutime që do të hapej. E njëjta gjë edhe me Gërdecin u mbyll si aksident teknologjik. U pa shumë e dyshimtë teoria e përfshirjes së ushtrisë, çdo ushtarak u shfrytëzua për të transportuar municione e tonelata me barut dhe mënyra si shitej e demontohej ky municion e gjithë kjo histori nuk u hetua si duhet dhe e gjithë kjo shkon në përfundimin që dosja e Gërdecit kishte influencë të mbyllej përciptazi. E njëjta gjë ndodhi dhe me 21 janarin që nëse di ishte hetuar siç duhej në të gjitha këndvështrimet e saj e të hidhej dritë në të gjithë qoshet e errëta për të gjithë spektrin politik do hetoheshin veprimet e policisë e gardës. Dosja e 21 janarit ka shumë probleme për të cilat nuk u dhanë përgjigje hetimore.  A i ka mbështetur Berisha aleatë e vet për çështjet më të fuqishme? Berisha ka refuzuar të paraqitet në disa çështje madhore”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos