Gara për Lushnjen, Sefa: Do të rikthejmë bashkinë në shërbim të qytetarëve

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 20:43 | Politikë
Gara për Lushnjen, Sefa: Do të rikthejmë bashkinë në

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Lushnjes Indrit Sefa zhvilloi një takim me banorët e Kolonjës ku premtoi rikthimin e bashkisë në shërbim të qytetarëve. Ai siguroi lushnjarët se askush nuk do të abuzojë me taksat e tyre në rast se do të zgjidhet ai i pari i qytetit.

“Në Kolonjë të Lushnjës për të diskutuar me çdo banor për problemet dhe zgjidhjet. Nuk premtoj mrekulli në 1 vit. Kushdo që e bën, po ju gënjen! Së bashku, në 1 vit mund ta vendosim bashkinë në punë, në shërbimin tuaj! Kjo kontratë 1 vjeçare qëndron në themel të sfidës kryesore për të rikthyer besimin e lushnjarëve tek Bashkia!” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos