Mbështetet nga Berisha i shpallur "non grata", Spahia i përgjigjet ambasadores Yuri Kim

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 20:30 | Politikë
Mbështetet nga Berisha i shpallur "non grata", Spahia i

“Unë do t’i qëndroj besnik qytetarëve shkodranë që më kanë votëbesuar në procesin e parë të primareve dhe sigurisht kërkesës së qytetarëve për t’i përfaqësuar në nivel lokal dhe për të bërë më të mirën për qytetin tonë, e familjet tona dhe për rininë”. Këtë përgjigje dha në studion e Debatit me Alba Alishanin kandidati i Shtëpisë së Lirisë për Shkodrën Bardh Spahia, kur u pyet në lidhje me deklaratën e ambasadores Yuri Kim, e cila iu drejtoi disa pyetje retorike kandidatëve të zgjedhjeve të 6 marsit që mbështeten nga personat e shpallur non grata.

Spahia thotë se i beson thirrje së qytetarëve shkodranë për të larguar Ramën dhe modelin e tij.

“Të fokusohemi te thirrja e qytetarëve të ndershëm, të largojmë Ramën dhe modelin e tij që po u merr frymën shqiptarëve dhe të fokusohemi te projektet tona, e ardhmja dhe krijimi i alternativave për rininë tonë që duhet të qëndrojnë në Shqipëri dhe jo t’ i braktisim”.

Por për analistin Aleksandër Çipa, deklarata e ambasadores amerikane duhet vlerësuar pasi partneriteti me perosnat non grata cenon qëndrimin amerikan dhe krijon ngërç. Ai thekson gjithashtu se ky është një rast i paprecedentë, që ambasada amerikane prononcohet në mënyrë të drejtpërdrejtë për një fushatë zgjedhore.

“Konfirmin ndaj qëndrimit për personat e shpallur non grata, ka vlerën e një epitafi dhe konsiderohet që partneriteti me këta persona është cenues i qëndrimit amerikan në raportin moral e institucional. Është çështje që duhet peshuar nga kandidatët e shtëpisë së lirisë. Krijohet një ngërç, se nëse partneri strategjik është refuzues është një çështje që shkakton ngërç. E konsideroj një rast të paprecedentë se ne nuk kemi pasur një rast që ambasada e SHBA të ketë pasur prononcime të drejtpërdrejt për një fushatë zgjedhore”.

Ndërkohë i pyetur nga Çipa nëse do të rikandidojë nëse humb zgjedhjet e 6 marsit, Spahia u shpreh i bindur në fitore dhe tha se nga Shkodra do fillojë një ndryshim radikal.

“Unë do të rikandidoj dhe i bindur që do ti fitoj këto zgjedhje së bashku me qytetarët shkodranë që duan ta ndjejnë veten pjesë e një ndryshimi historik. Nga Shkodra do fillojë një ndryshim radikal. Nga fitoja e dhe ringritja e opozitarizmit". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos