
Nëse pandemia nuk do të jetë nën kontroll deri në vitin 2021, lojtarët olimpike do të anulohen. Presidenti i komitetit organizator të lojërave olimpike, Joshiro Mori, ishte i qartë në intervistën e tij më të fundit, në lidhje me fatin e organizimit më të madh sportiv.
Ai u përgjigj me një “Jo” kategorike, pyetjes nëse olimpiada mund të ketë një shtyrje tjetër, përtej datave të reja. Për zhvillimin e “Tokio 2020” këtë verë u insistua gjatë, por rritja e përmasave të pandemisë, nuk i la më asnjë mundësi organizatorëve.
Autoritetet shëndetësore i druhen faktit se nëse kura kundër virusit nuk do të jetë gati, aktiviteti mundtë jetë në rrezik edhe vitin e ardhshëm.
Lojërat Olimpike janë zhvendosur për në datat 23 korrik deri më 8 gusht në vitit të ardhshëm. Gjithsesi në Japoni ka optimizëm, nisur nga shmangia e një katastrofe me pandeminë, bilanc i cili nuk i kalon 13 mijë raste të prekura dhe 400 humbjeje jete. (A2 Televizion)