Garda ndalon me armë dhe para Vladimir Gjutën

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2020, 11:06 | Kronikë
Garda ndalon me armë dhe para Vladimir Gjutën

Garda e Republikës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, njoftojnë se kanë arrestuar mëngjesin e së hënës, pranë godinës së Partisë Socialiste, shtetasin Vladimir Gjuta, i cili njihet si i dyshuari kryesor për sulmin me lëndë shpërthyese ndaj farmacisë së babait të ish ministrit Saimir Tahiri.

Vladimir Gjuta u arrestua pranë “Sheshit të dollarit” me një armë zjarri makarov dhe një sasi të madhe eurosh.

Sipas dëshmive nga vendngjarje, 5 policë dhe Gardistë u angazhuan për të vënë në pranga Vladimir Gjutën, i cili dyshohet se ka tentuar të futet në godinën e PS, brenda së cilës po mbahej mbledhja e Kryesisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos