Rrëmbimi i Jak Prengës, SPAK merr në dorë dosjen për zhdukjen e 17 janarit në Kamëz

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2020, 14:57 | Kronikë
Rrëmbimi i Jak Prengës, SPAK merr në dorë dosjen për

Prokuroria e Tiranës ka vendosur ta kalojë dosjen e bujshme të pengmarrjes dhe vrasjes makabre të Jak Prengës në duart e Prokurorisë së Posaçme.

Për shkak se lënda hetimore është kompetencë e Prokurorisë së Posaçme, hetimet për këtë ngjarje pritet të bëhen nga kjo strukturë.

49-vjeçari Prenga u mor peng më 17 janar në Kamëz. Trupi i tij nuk është gjetur, ndërsa dyshimet janë se autorët e kanë zhdukur atë.

Në arrest kanë përfunduar 5 persona si të dyshuar, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos