Mbrojtja solide e Veronës, e cila në qendër formohet nga dyshja, Rrahmani-Kumbulla, nuk ka kaluar pa u vënë re nga shumë ekipe pretendente të Serie A.
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani kërkohet tashmë nga Napoli i Gattuso-s.
Mbrojtësi 25-vjeçar konsiderohet si surprizë në kampionatin italian me Veronën që ka një mesare të kënaqshme sa i përket pësimit të golave.
Pas talentit maroken Amrabat, Napoli kërkon të transferojë edhe futbollistin kosovar. Të dy së bashku për një vlerë prej 30 milion eurosh. (A2 Televizion)
