Gaz lotsjellës dhe të shtëna me armë, KFOR ndërhyn me forcë në Zveçan për shpërndarjen e serbëve

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 17:52 | Kosova

Nuk pranuan që të largoheshin në paqe, kështu që rruga e vetme që mbeti ishte ajo me forcë. KFOR ka ndërhyrë në Zveçan të Kosovës për të shpërndarë protestuesit serbë të mbledhur përreth godinës së komunës.

“Ju po shkaktoni trazira. Po rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi - në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë", ishte audio-paralajmërimi i anëtarëve të misionit paqeruajtës.

Nuk kanë munguar as gazi lotsjellës, flakët dhe shtëllungat e tymit që kanë përfshirë zonën gjatë përleshjeve të dhunshme. Ndërkohë janë dëgjuar edhe sirena dhe madje të shtëna me armë zjarri. Mediat në Kosovë raportojnë për të lënduar si në anën e manifestuesve serbë, po ashtu edhe në radhët e KFOR-it.

Grupe qytetarësh serbë u mblodhën këtë të hënë pranë objekteve komunale në Zvecan, Zubin Potok dhe Leposaviq për të mos lejuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit. Situata përshkallëzoi në Zveçan, ku siç bëri të ditur policia, protestuesit u përpoqën të hyjnë në objektin e komunës përmes dhunës dhe përdorimit të gazit lotsjellës.

Protestuesit kanë djegur edhe makinën e KFOR-it, në të cilën më herët kishin shkruar shkronjën Z, që është edhe simbol i rusëve në Ukrainë.

Më herët Lista Serbe zhvilloi bisedime me përfaqësues të KFOR, të cilëve sic tha, ukishte paraqitur dy kërkesa për tërheqjen e protestueseve nga godinat. “Kërkesat tona janë që sherifët - siç e quajnë veten - të paligjshëm, të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe t'i udhëheqin të afërmit e tyre. Dhe, të gjitha njësitë speciale në ndërtesën e komunës, përreth komunës, të tërhiqen në jug, sepse ky nuk është stacion policie, është bashki e qytetit”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/29/big-bang-ne-zemer-te-europes-rusia-per-tensionet-ne-kosove-situate-alarmante/
https://a2news.com/2023/05/29/ushtria-prane-kosoves-ministri-jemi-ketu-qe-te-mos-presim-serbet-me-batanije-e-sanduice/

A2 CNN Livestream

Latest Videos