
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkon që tensionet në veriun e vendit të ulen. Gjatë një telefonate me ministrin e jashtëm Italian, Antonio Tajani, kreu i qeverisë tha se bashkëbiseduesit ranë dakord që marrëveshja bazë për normalizimin e raporteve Prishtinë-Beograd duhet të zbatohet dhe që situata në veri duhet të qetësohet.
Në një tjetër mesazh në Twitter, Kurti ka nderuar edhe ata që kanë sakrifikuar jetët e tyre për të mbrojtur lirinë.
“Ne në Kosovë u jemi përjetësisht mirënjohës forcave Amerikane për mbrojtjen e jetëve tona dhe lirive. Kjo mbrojtje është prezente edhe sot përmes forcave të KFOR-it që ndihmojnë institucionet tona të ruajnë paqen”, shkruan kryeministri Kurti. (A2 Televizion)