
Specie të ndryshme, por me të njëjtën dhembshuri për një krijesë të re. Rrjetet sociale kanë shpërndarë një video vërtet prekëse mbi takimin e një mamaje të re, anglezes Gemma Copeland, dhe një orangutang femër me emër Sol që ndodhej në kopshtin zoologjik të Vjenës.
Mamaja 30-vjeçare kishte pranë djalin e saj Jasper, vetëm 15 muajsh, i cili i uritur filloi t’i kërkonte së ëmës të pinte. Gemma u ul pranë xhamit që e ndante nga Sol, dhe kjo e fundit u afrua pranë saj, thuajse për ta mbrojtur në atë moment intim.
Vetëm më vonë turistja mësoi nga stafi i kopshtit zoologjik të Schoenbrunn që pak kohë më parë Sol kishte lindur një këlysh, që kishte vdekur pak kohë më vonë.
“Një ndjesi e pabesueshme, ai moment na bashkoi në një kujtim që nuk do ta harrojë kurrë”, deklaroi anglezja. (A2 Televizion)